Telegrafi

“Shokët po presin”: Mendoni dy herë, para se të vozisni të dehur (Video)

Në mënyrë që të ndalohen aksidentet si pasojë e dehjes, është lansuar një kampanjë nën thurjen #FriendsAreWaiting apo “Shokët po presin”.

Në videon e postuar, shihet një mashkull që luan me qenin e tij, e më pas del me shoqëri teksa në duar të gjithë kanë birra.

Qeni pret i mërzitur për mikun e ngushtë, por ai nuk vjen, transmeton Telegrafi.

“Vendosa të mos kthehem në shtëpi, qëndrova te miku mbrëmë”, thotë ai, duke e arsyetuar mungesën.

Me këtë kampanjë tregohet se gjithmonë është dikush që ju pret, për çka duhet të keni kujdes vozitjen. /Telegrafi/