Ata kanë ngelur miq të mirë, por përkundër kësaj po vazhdojnë të ngacmohen nga njëri-tjetri.
Gjatë ditës së sotme (e hënë), Filloreta Raçi-Fifi dhe Granit Cana kanë pasur sërish një diskutim në mes vete.
Artistja nga Ferizaj ka shprehur një tjetër xhelozi kundrejt ish-futbollistit duke treguar një rast që ka ndodhur me një banore tjetër.
“Të pashë sot në diell aty”, ka thënë Fifi derisa ka qenë një reagim edhe nga Cana duke shtuar: “Ne jemi që një kohë këtu dhe duhet të rrimë me dikë, të bëjmë shoqëri”.
“Me shokët nuk puthem”, u shpreh më tej këngëtarja.
Graniti tanimë ka deklaruar se dëshiron të mbetet shoqe me Fifin, pavarësisht që ka një pëlqim.
Në anën tjetër, 27-vjeçarja është pajtuar me deklaratën e Canës dhe se tani kanë ngelur vetëm miq.
Ish-futbollisti në një rrëfim të bërë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri tha se është akoma i dashuruar në një vajzë nga Peja, me të cilën edhe ka bashkëjetuar.
Banorët do qëndrojnë në shtëpi deri në janar dhe garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/