Site icon Telegrafi

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës – shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Në ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të Ligës së Konferencës u shënuan 11 gola në këto dy përballje.

Finalisti i vitit të kaluar Fiorentina mundi në shtëpi Club Brugge me rezultat 3-2, ndërsa Olympiacos mundi Aston Villan 4-2 si mysafir.

Në Firence, vendasit shënuan golat me Riccardo Sottilo, Andrea Belotti dhe M’Bala Nzola, por mysafirët mbetën në lojë me golat e Hans Vanaken dhe Igor Thiagon.

Në Birmingham, Olympiacos iu kundërpërgjigj fuqishëm kundër favoritit të garës , Aston Villas, dukë marr fitore të madhe në udhëtim.

Ayoub El Kaabi  shënoi het trik për grekët, ndërsa një gol e shtoi Santiago Hezze.

Golat për vendasit i shënuan Ollie Ëatkins dhe Moussa Diaby.

Ndeshjet e kthimit janë planifikuar pas një javë në Bruges dhe Pireus dhe finalistët do të takohen në finale më 29 maj në Athinë. /Telegrafi/

Exit mobile version