Është kënaqësi të shohim emisionet e gatimit dhe të dimë të përgatisim një ushqim të shijshëm.
Por, a dini çfarë është edhe më kënaqësi? Të mos përplasemi me ndonjë veturë!
Shoferi që po voziste nëpër një rrugë në Sussex të Londrës, e ka parë veturën para tij tek bënte lëvizje të parregullta dhe tek ndalonte vrazhdë, transmeton Telegrafi.
Ai ka shkuar afër xhamit të shoferes, ku e ka regjistruar duke e shikuar emisionin “Masterchef” në një aparat portabël.
Kjo video është shpërndarë shumë herë në rrjete sociale, në përpjekje të identifikimit të gruas me vozitje të pakujdesshme. /Telegrafi/