Në internet në formë virale po përhapet xhirimi i një BMW-je që për pesë minuta mezi del nga “kurthi” ku shoferja e futi veten.
Duket e çuditshme: në vend se me një manovër të thjeshtë të dalë nga vendi i parkuar, vetura sillet e sillet në një parking në Calgary të Kanadasë, transmeton Telegrafi.
Shoferja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, u shpall kështu më e keqja në Calgary.
Ngjarjen e regjistruan kamerat e sigurisë, ndërsa policia është duke e hetuar këtë rast. /Telegrafi/