Telegrafi

Shoferja që po ndiqej nga Policia, vallëzon çuditshëm para arrestimit (Video)

Shumicën e njerëzve, arrestimi nuk i bën për të qeshur, por jo edhe për këtë të dyshuar nga Los Angelesi i Shteteve të Bashkuara.

Policia i ishin vënë pas, sepse ajo voziste shpejtë dhe me në mënyrë të rrezikshme.

Pasi nuk ndalonte, para veturës së saj i vunë shirita me gjemba, të cilat ia shpuan rrotat. Në pamundësi të ikte, ajo vendosi të ndalojë, transmeton Telegrafi.

Por, para se të dorëzohet, nuk e la pa treguar “aftësitë” e saj të vallëzimit. Po ashtu, doli që vetura të ishte e vjedhur. /Telegrafi/