Telegrafi

Shoferin që kishte rrotulluar makinën, polici e mbajti në shpinë për tri orë (Foto)

Po cilësohet me të drejtë super-polic.

Ni Hiting sfidoi peshën e rëndë të burrit, që kishte ngecur në makinën e rrotulluar.

“Kam dhimbje”, ka thënë burri që kishte edhe gjakderdhje. Me ngritjen e një pjese të trupit të tij më lartë, ai është ndjerë më mirë, transmeton Telegrafi.

Ndaj, polici e ka mbajtur atë për tre orë në shpinë, derisa është prerë metali dhe është nxjerrë ai jashtë.

Për gatishmërinë që dha polici nga Yunnani i Kinës, pritet të dekorohet nga autoritetet vendore. /Telegrafi/