Shoferi që po merrte gypin për të mbushur veturën me benzinë, është bezdisur nga një djalosh që i qëndronte afër.
Djaloshi ishte i ulur në trotuarin e një pompe benzine në Këln të Gjermanisë, kur shoferi e ka kapur për fytyre dhe i ka zbrazur benzinë në gojë.
Djaloshi shtatëvjeçar ka vrapuar menjëherë në një dyqan afër, për të pastruar gojën, transmeton Telegrafi.
Pamjet e marra nga kamera e sigurisë, kanë bërë që shoferi të identifikohet dhe të ndalohet.
Mbi të rrëndon dënimi për shkaktim të qëllimshëm të dëmit trupor. /Telegrafi/