Telegrafi

Shoferi rrezikon jetën duke mbajtur dy tigra në veturë (Foto)

Në Pragë të Çekisë është parë një veturë që në pjesën e pasme kishte dy tigra të mëdhenj.

Kafshët e egra që lëviznin në pjesën e pasme të një BMW-je, janë fotografuar nga shoferi i një veture tjetër që kishte vërejtur se nuk janë lodra apo kafshë të zakonshme shtëpiake.

“Jam shumë i lodhur, apo më duhet të ndaloj së konsumuari drogë? Por, kjo që po e shoh, jam i sigurt se janë dy tigra”, ka shkruar ai në Facebook.

Nuk dihet se ku gjenden tani këta tigra apo kush ishte shoferi i guximshëm që i transportonte. /Telegrafi/