Çiklistët janë duke luftuar për jetë, pasi u përplasën nga një veturë që humbi kontrollin në një rrugë dytësore në Taivan.
Adoleshenti që ishte duke drejtuar veturën, nuk e ka vazhduar rrugën drejtë, por ka bërë një kthesë të rrezikshme duke kryer përplasje të dyfishtë, transmeton Telegrafi.
Regjistrimi i bërë nga kamera e sigurisë, e tregon ngjarjen e rëndë nga disa kënde – derisa çiklistit të parë nuk i jepet rasti të largohet nga rruga, tjetri thuajse pret të ndodhë përplasja, në pamundësi që të largohet. /Telegrafi/