Po voziste në drejtim të kundërt, në mënyrë që të mbërrinte më shpejtë në spital, pasi pësoi sulm në zemër.
Mirëpo, policët iu vunë pas David Washingtonit dhe pa asnjë paralajmërim i hodhën sprein me piper kur ai ishte në ulëse. E, më pas i hedhin edhe një sasi tjetër kur ai është pothuajse i palëvizshëm.
Në një moment, ai dëgjohet duke thënë se “nuk mund të marr frymë”, por më kot, transmeton Telegrafi.
Policin Shaun Jurgens e kanë suspenduar nga puna, për tejkalim të kompetencave dhe përdorim të tepruar të forcës.
Në anën tjetër, Washington po trajtohet nga specialistët në spitalin e Fredickburg në Virginia. /Telegrafi/