Kishte kaluar dy herë limitin e lejuar për pije, por vazhdoi të drejtonte sërish veturën e tij.
Kur policët e panë se në çfarë mënyre ishte parkuar Daniel Hawkins, e detyruan të dilte nga vetura dhe e larguan atë nga vendi ngjarjes, transmeton Telegrafi.
Shoferi 29-vjeçar nuk ka ditur të tregonte se si e “parkoi” kështu Vauxhall Astranin, përbri veturës së kaltër.
Gjykata në Plymouth ia ka ndaluar atij vozitjen për dyzet muaj dhe e ka dënuar me dyqind funte. /Telegrafi/