Telegrafi

Shoferi në telashe – veturën ia mbështollën me najlon

Secilit kjo do t’i dukej si një mahi e mirë, natyrisht pos pronarit së kësaj veture.

Ai ka mbetur përjashta, në pamundësi të hyjë për të drejtuar veturën, meqë ishte mbuluar “nga disa shtresa najloni që shfrytëzohen në kuzhinë”.

Kështu ka thënë Cheryl Russ, e cila e ka postuar në llogarinë e saj fotografinë e kësaj veture në gjendje jo normale, transmeton Telegrafi.

Lidhur me rastin që ka ndodhur në Kent të Londrës, ajo nuk ka treguar më shumë, përpos që “disa qeshnin dhe e filmonin pronarin e veturës”.

Besohet se kjo është një shaka që shokët ia kanë bërë këtij shoferi. /Telegrafi/