Gjithçka duket në rregull, në këtë rrugë të qetë ku po lëvizin veturat.
Për të ndodhur ndonjë fatkeqësi, nuk duhet domosdo të bëjë gabime dikush gjatë vozitjes.
Kamera e sigurisë e ka kapur momentin kur mbi veturën e zezë bie një pishë e lartë dhe e bllokon atë në rrugë, transmeton Telegrafi.
Në ngjarjen që është zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, nuk është shënuar ndonjë lëndim në njerëz, përpos dëmtimit të veturës. /Telegrafi/