Policia ka ndaluar një shofer, i cili është parë duke lexuar roman, derisa po voziste kamionin.
Në rrugën kryesore në Manchester, shoferi që mbetet i paemëruar, ka lëvizur me shpejtësi rreth 100 kilometra në orë,.
Pasi është regjistruar një pjesë e vozitjes së tij, policët e kanë ndaluar shoferin që kishte krijuar një kolonë prapa kamionit, transmeton Telegrafi.
Në mesin e ndalesave që bëhen shkaku i përdorimit të telefonit, ky është ndër rastet e rralla të leximit të romanit gjatë vozitjes. /Telegrafi/