Në Hubei të Kinës, polici e ka ndaluar për një kontroll rutine një karrocë me tre rrotë. Por, drejtuesi i kësaj të fundit, nuk ka lejuar t’i bëhet kontrolli, duke vazhduar ngasjen, teksa polici ishte i kapur për dritare.
Për 800 metra, polici ka mbetur i varur ashtu, derisa këmbët i shkonin zvarrë nëpër asfalt.
Për fat të mirë, ai nuk është përplasur për ndonjë veturë, derisa një veturë e zezë e ka ndaluar udhëtimin e tyre, transmeton Telegrafi.
Nuk bëhen të ditura arsyet, pse veproi shoferi në këtë mënyrë e as çfarë dënimi e pret. /Telegrafi/