Voziste ngadalë dhe ndalonte derisa i kishte sytë e mbyllur.
Me të parë shoferin në këtë gjendje, një kalimtar rasti ia ka ndalur veturën, transmeton Telegrafi.
Me t’u zgjuar nga gjumi, shoferi ka gjetur mbi timon një shënim interesant, ku shkruan: “Të gjeta duke fjetur me veturë të ndezur, andaj t’i fsheha çelësat në ulësen e prapme. Shpresoj të shkosh në shtëpi sigurt. Unë nuk jam heroi yt. Jam mbrojtësi yt i fshehtë. Një mbrojtës që të përcjell. Kalorësi i dehur”. /Telegrafi/