Të panumërta janë në internet videot ku shihen shoferë të veturave që kanë probleme me kthimin e veturës apo parkimin.
Mirëpo, kësaj radhe është duke bërë xhiro nëpër mediat britanike autobusi dykatësh, shoferi i të cilit nuk e respektoi shenjën e ndalesës, transmeton Telegrafi.
Për shkak të disa punimeve në rrugën Magdlen në Norwich, është bllokuar qarkullimi i automjeteve. Kalimtarët e rastit, pronarët e dyqaneve e madje edhe udhëtarët është dashur ta ndihmojnë shoferin që të kthejë autobusin në një hapësirë shumë të ngushtë. /Telegrafi/