Telegrafi

Shoferi e shkatërroi kamp-shtëpizën, pasi veproi pa mend (Video)

Durimi është i vështirë, por shumë i sigurt. Këtë e kuptoi me vonesë shoferi i njohur vetëm si Nick, i cili duke bërë një kthesë të plotë, përplasi kamp-shtëpizën që shfrytëzohet për banim gjatë pushimit.

Burri 49-vjeçar që kishte ndenjur për dy orë në kolonë, teksa po kthehej nga Somerset, ku kishte qenë për pushime, deshi të shpejtonte pak.

Por, kthesa që e bëri rezultoi me prishjen e “shtëpisë” 22-tonëshe, që kushton afro 15 mijë euro, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ai arriti të ndalonte veturën dhe të mos shkaktojë ndonjë përplasje me të.

Për dy orë rruga është bllokuar dhe Nick është intervistuar nga Policia. /Telegrafi/