Organizatat që kujdesen për sigurinë në rrugë kanë bërë një përmbledhje të rasteve, në të cilat shoferët e kanë vëmendjen më së paku te rruga.
Loja me kitarë derisa është duke vozitur, grimosja, biseda dhe mesazhet në telefon, janë disa nga rastet që janë regjistruar nëpër rrugët e Britanisë së Madhe.
Aty është edhe një rast kur shoferi vozit, derisa në xhamin para e ka një afishe të madhe që tregon se vetura është në shitje.
Këto regjistrime i ka parë policia dhe ka nisur hetimet për shoferët që kanë sjellje shumë të këqija kur janë mbi timon. /Telegrafi/