Kim Kardashian vazhdon të mbetet një ndër femrat më të pëlqyera në gjithë botën.
Ajo lindi më 21 tetor 1980, dhe është një aktore, stiliste, dhe manekine e njohur amerikane me origjinë armene.
Më së shumti njihet me jetën e saj personale.
Ajo fitoi famë në vitin 2007, dhe që prej atëherë u shndërrua në një yll televiziv me mijëra ndjekës.
Sot, ajo numëron hiç më pak se 103 milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.
Por, një dekadë e vetme në qendër të medias, ka pësuar edhe ndryshime.
Nëse njohim një historik, Kim dukej pak më ndryshe vite më parë, pa operacione plastike, dhe mbi të gjitha pa celulit.
Duket se me kalimin e viteve, Kim po e humb paksa shkëlqimin që kishte dikur. /Telegrafi/