Telegrafi

Shkurte Gashi i del në përkrahje Fifit: Ti je fituese e dashur për ndjenjat e bukura që na dhurove

Këngëtarja Fifi u largua të enjten nga shtëpia e Big Brother VIP.

Ajo hoqi dorë nga gara për të fituar 100 mijë euro, pas qëndrimit mbi 50 ditë izoluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ndërkohë, pas daljes ajo është mirëpritur ngrohtë nga shumë prej miqve të saj jashtë shtëpisë, teksa është duke shijuar tashmë jetën e saj të zakonshme.

Lexo po ashtu Fifi shijon lirinë pas 50 ditësh izolimi në BBV, publikohen video teksa feston dhe hidhet nga gëzimi në apartamentin e saj

Kolegia e saj, Shkurte Gashi, shfrytëzoi llogarinë e saj zyrtare në Instagram, për t’i bërë një dedikim mikeshës së saj.

Foto: Shkurte Gashi/Instagram

Gashi publikoi në InsatStory një lajm ku citohet gabimisht një deklaratë e Fifit (e cila është marrë nga një faqe jo-zyrtare e saj).

Foto: Fifi/IInstaStory

“Ti je fituese e dashur për ndjenjat e bukura që na dhurove, Fifi”, ka shkruar Shkurte Gashi në InstaStory.

Miqësia e Shkurte Gashit dhe Fifit është e lidhur ngushtë, ngase të dyja këngëtaret ndajnë të njëjtit bashkëpunëtorë në muzikë, përkatësisht anëtarët e ThreeDots. /Telegrafi/