Shkurte Fezja ka mbajtur një koncert në Prishhtinë me rastin e 50 vjetorit të karrierës së saj.
Pjesëmarrës në koncert ishin shumë qytetarë, këngëtarë e po ashtu koncertin e këngëtares e përcollën edhe udhëheqësit e shtetit, presidentja Vjosa osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Presidentja Osmani ka deklaruar: “Në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha gjithë popullit të Kosovës zë nëpërmjet këngës”.
“Zëri i Shkurte Fejzës për gjysmë shekulli jehon cep më cep hapësirës shqiptare. “Xhamadani vija-vija” dhe “Mora fjalë”, janë himnet tona të përbotshme, të përjetësuara nga zëri magjik i të madhes sonë. Në kohët më të vështira kur synohej shfarosja jonë, ajo i dha gjithë popullit të Kosovës zë nëpërmjet këngës. U shndërrua në zërin e lirisë! Urime për 50 vite të arta Shkurte Fejza! Të këndoftë zemra përgjithmonë!”, shkori ajo në rrjetet e sa sociale.
Po ashtu edhe kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij: “Gjysmë shekulli karrierë me dashuri të pakushtëzuar dhe zë të pa kompromis për Kosovën. Çfarë kënaqësie dhe nderi të jemi pjesë e shënimit të 50 vjetorit të karrierës së Shkurte Fejzës! Faleminderit nga zemra për këngët që na kanë bashkuar duke na frymëzuar në çdo kohë dhe na kanë mbushur me shpresë duke na dhënë forcë në momentet më të vështira”.
Më tutje ai u shpreh: “Me ju, mbarë Kosova e mori harkun e përbashkimit me notat e muzikës. Në ditët e errëta dhe të vështira ju na keni trimëruar dhe ngushëlluar, duke bërë që kurrë mos të harrojmë dashninë për Kosovën. Koncerti nën përkujdesjen e çmueshme të A.K.K.V. “Shota” ishte një sukses i jashtëzakonshëm me artistë të shumtë që nderuan bashkëpunimet e saj ndër vite nën dirigjimin e Valton Beqirit me orkestrën përplot me të rinj e të reja profesionistë që performuan me mjeshtëri. Edhe mbrëmë si ngahera me këngët tuaja ishim me qarkun e dashurisë së përbashkët për tokën tonë, qarkun e dashurisë sonë të përjetshme për jetën e lirë, të dashurisë së pavdekshme për Kosovën dhe kombin. Gëzuar Zonja jonë Fejza, e dashura Shkurte, për 50 vite të arta! Ju uroj edhe shumë e shumë vite të tjera me shëndet dhe suksese. Rritja e ngritja e Kosovës dhe jehona e këngëve tuaja ecin bashkë”. /Telegrafi/