Telegrafi

Shkupi sot është ndër 10 qytetet më të ndotura në botë

Shkupi mëngjesin e sotëm është sërish në listën famëkeqe të renditjes së qyteteve më të ndotura në botë, duke zënë vendin e 9-të sipas platformës “IQAir”, e cila monitoron ndotjen e ajrit në kohë reale.

Shkupi me indeks të cilësisë së ajrit 166 është në listë së bashku me qytetet nga India, Kina dhe Pakistani që janë të njohur për cilësi të dobët të ajrit.

Sipas platformës, aktualisht ndotja e ajrit në Shkup është e dëmshme për shëndetin.

Ndotja konfirmohet edhe nga stacionet matëse individuale të instaluara në të gjithë kryeqytetin. Sipas platformës “pulse.eco”, në shumicën e stacioneve matëse anembanë Shkupit aktualisht janë regjistruar nivele jashtëzakonisht të larta të grimcave PM10.

Më i ndotur është në Kisella Vodë, ku janë matur pothuajse 400 µg/m3 grimca PM10, ndërsa mbi 200 µg/m3 janë regjistruar edhe në qendër të qytetit dhe komunat Butel, Gazi Babë dhe Aerodrom./Telegrafi/