Shkupi u zgjua sot në mëngjes me ndotje enorme të ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas rrjetit botëror “IQAir.com”, përqendrimi i grimcave PM 2.5 mëngjesin e sotëm në qendër të Shkupit ka qenë 154 mg/m3, që është mbi tre herë më i lartë se përqendrimi i lejuar.
Me uljen e temperaturave, niveli i ndotjes në kryeqytet bëhet më i lartë dhe më i rrezikshëm, duke kërcënuar shëndetin e qytetarëve.
Në fushatën para zgjedhjeve lokale, kryetarja Danella Arsovska premtoi masa afatshkurtra dhe afatgjata për uljen e ndotjes së ajrit, por një vit më vonë në buxhetin e qytetit janë reduktuar mjetet për ekologjinë dhe nuk janë marrë masa të reja./Telegrafi/