Qyteti i Shkupit gjatë pasdite është në mesin e 7 qyteteve me ajër më të ndotura në botë dhe këtë e tregon të dhënat e “Air Visual“.
Shkupi njihet si qyteti më i ndotur në Maqedoni, por edhe Tetova dhe Strumica kohëve të fundit kanë pasur ajër të papastër ku edhe kanë hyrë në fuqi masat urgjente për mbrojte nga ndotja e ajrit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Për shkak të ndotjes së ajrit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës për dy ditë shtoi pushimin dimëror për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.
Opozita akuzon pushtetin se nuk po ndërmerr asgjë në tejkalimin e këtij problemi. Edhe nga organizatat joqeveritare që para disa ditëve protestuan para Kuvendit të Maqedonisë dhe Qeverisë, thanë se pushteti duhet të ndërmarrë masa afatgjata për ndotjen e ajrit./Telegrafi/