Site icon Telegrafi

Shkup, qytetarët kërkojnë regjim të veçantë të komunikacionit në vend të transportit publik falas

Transporti falas me autobusë në Qytetin e Shkupit nuk jep efektin e duhur në uljen e ndotjes nëse nuk ka zvogëlim të pjesës së mbetur të komunikacionit, vlerësojnë nga Koalicioni O2 për ajër të pastër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Masa e cila është pjesë e intervenimeve urgjente, është aktivizuar vetëm njëherë në fund të dhjetorit kur dy ditë me rradhë ajri në kryeqytet ishte i ndotur në masë të jashtëzakonshme, por numër shumë i vogël i qytetarëve vendosën të shfrytëzojnë transportin falas, ndërsa rrugët përsëri përplot me vetura.

“Transporti falas është masë e pabazë nëse nuk ka zvogëlim të pjesës tjetër të komunikacionit. Sipas nesh, nuk ka nevojë për harxhime në buxhet. Në Bruksel kur ajri është i ndotur mbi 200 mikrogramë në metër kub, që është nivel i tretë i ndotjes, atëherë ndalohet çdo lloj i komunikacionit”, deklaroi për Sitel, Tatjana Çakulev, Koalicioni O2 për ajër të pastër.

Për të ulur ndotjen e ajrit nga Koalicioni O2 propozojnë që nga uaji tetor deri në muajin mars të ketë rend të veçantë për komunikacion, ndërsa industria dhe ndërtimtaria në këtë periudhë të punojnë me kapacitet të zvogëluar./Telegrafi/

Exit mobile version