Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se për shkak të organizimit të mitingjeve për zgjedhjet presidencial nesër dhe pasnesër do të ketë ndërprerje të komunikacionit në qendrën e Shkupit.
Për shkak të organizimit të mitingut të kandidates së OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska, para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, prej sot deri nesër në orën 19:00, do të mbyllet një pjesë e sheshit “Ilinden” në udhëkryqin e sheshit “Goce Dellçev” deri në udhëkryqin e sheshit “Shën Klementi i Ohrit”.
Ditën e diell kandidati nga pushteti do të organizojë marsh e cila do të përfundojë me tubimin para selisë së zyrës së BE-së në Shkup, e cila është caktuar për orën 12:30, me çka do të mbyllen rrugët “Shën Klementi i Ohrit”, sheshi “Aradhat Partizane”, “Vasil Glavinov”, “Dimitrie Çupovski”, “11 tetori” dhe sheshi “Koço Racin”./Telegrafi/