Telegrafi

Shkulën derën e bankomatit duke përdorur litarin e lidhur në furgon, arritën të vjedhin 500 mijë funte – policia britanike arreston hajnat

Një grup banditësh që vodhën mbi 500 mijë funte nga bankomati dhe kryen vjedhje në 19 dyqane tjera në Britani, janë arrestuar.

Ky grup prej katër personash përdorën veturën e vjedhur për ta thyer bankomatin, nga i cili morën gjysmë milioni funte, transmeton Telegrafi.

Në pamjet e publikuara më poshtë, shihen duke përdorur një furgon, e përmes një litari të vjedhur në të arrijnë ta shkulin derën e bankomatit.

Megjithatë pas një hetimi pothuajse njëvjeçar, policia arriti t’i kapë këta hajna. Ndërsa tani është bërë e ditur se ata kishin kryer edhe vjedhje tjera në Angli dhe Uels.

Gjykata në Liverpool, njoftoi se ata kishin për objektivë disa bankomatë në qytete të ndryshme. /Telegrafi/