Një grup banditësh që vodhën mbi 500 mijë funte nga bankomati dhe kryen vjedhje në 19 dyqane tjera në Britani, janë arrestuar.
Ky grup prej katër personash përdorën veturën e vjedhur për ta thyer bankomatin, nga i cili morën gjysmë milioni funte, transmeton Telegrafi.
Në pamjet e publikuara më poshtë, shihen duke përdorur një furgon, e përmes një litari të vjedhur në të arrijnë ta shkulin derën e bankomatit.
Megjithatë pas një hetimi pothuajse njëvjeçar, policia arriti t’i kapë këta hajna. Ndërsa tani është bërë e ditur se ata kishin kryer edhe vjedhje tjera në Angli dhe Uels.
Gjykata në Liverpool, njoftoi se ata kishin për objektivë disa bankomatë në qytete të ndryshme. /Telegrafi/