Një tank i ushtrisë ruse është hedhur në erë nga ukrainasit, ndërsa kur ushtarët e Vladimir Putinit u afruan për të larguar të plagosurit, e pësojnë nga predha tjetër që e godet sërish tankun.
Në pamjet e filmuara nga ajri, shfaqin momentin kur tanku goditet nga artileria dhe ushtarët rusë afrohen për t’i nxjerrë nga tanku ushtarët e plagosur, transmeton Telegrafi.
Megjithatë edhe ata patën fatin e njëjtë, pasi një predhë tjetër goditi tankun sërish dhe ndodhi një shpërthim tjetër i fuqishëm.
Sulmi është kryer nga brigada e 45-të e ushtrisë ukrainase, që paraprakisht kishte goditur një tank tjetër të ushtrisë ruse që shihej duke u djegur dhe i përfshirë plotësisht nga zjarri.
Me marrjen e armëve të reja nga vendet e perëndimit, ukrainasit po arrijnë të zmbrapsin forcat ruse nga shumë rajone.
Madje i kanë shkaktuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake, duke bërë që Moska vazhdimisht t’i fsheh të dhënat për humbjet në luftë. /Telegrafi/