Site icon Telegrafi

“Shkuam në Londër dhe gjithçka ishte e mbyllur” – babai i Endrick tregon prapaskenat si dështoi transferimi te Chelsea për t’iu bashkuar Real Madridit

Endrick është një nga talentët më të mëdhenj në botë dhe Real Madridi është me fat që ka siguruar shërbimet e tij.

Sulmuesi i talentuar brazilian ka kompletuar kalimin në Madrid për 37,5 milionë euro dhe do t’i bashkohet madrilenëve në verën e vitit 2024.

Por para se t’i bashkohej madrilenëve, Endrick ka qenë shumë afër të transferohet te gjiganti anglez Chelsea dhe këtë e ka konfirmuar edhe babai i tij Felipe Douglas

“Endrick ishte një hap larg bashkimit me Chelsea”, tha babai i Endrick, Felipe Douglas.

“Ne morëm një ftesë nga Chelsea, nga pronari dhe shkuam atje për të parë klubin dhe vendin. Ne pamë Chelsean të luante kundër Arsenalit dhe patëm mundësinë të shihnim trajnerin, ambientet, Jorginhon, César Azpilicueta dhe Thiago Silva”.

“Ata na shpjeguan gjithçka. U njohëm me personin që do të na ndihmonte të vendoseshim. Ajo na tregoi shtëpinë ku do të jetonim, shkollën që do të ndiqte Endrick dhe kishën që do të shkonim. Gjithçka ishte në rregull për ne dhe Chelsean”.

Por marrëveshja dështoi në momentin e fundit me pronarin e Chelseat, Todd Boehly që vendosi të ndalonte këtë transferim shkaku i çmimit shumë të lartë.

“Megjithatë, gjithçka u përmbys në momentin e fundit, nuk mund të them 100% sepse ende nuk e kisha nënshkruar, por marrëveshja u mbyll. Tashmë kisha menduar se do të jetoja në Londër me gjithë atë mot të ftohtë”.

“Por më pas, natën, përfaqësuesi i djalit tim telefonoi dhe tha se pronari i Chelsea u tërhoq nga marrëveshja sepse çmimi që do të duhej të paguanin për Endrick do të frynte tregun”.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Real Madridit për vitin 2025 me Endrick dhe Arda Guler si startues

“Ishin 60 milionë euro në total për një djalë 16-vjeçar që do të mbërrinte në vend pothuajse dy vjet më vonë. Më pas, mbërriti Real Madridi”, shtoi Douglas.

Real Madrid përfundoi nënshkrimin e Endrick verën e kaluar në një marrëveshje me vlerë 37.5 milionë euro, megjithatë, tarifa përfundimtare mund të jetë shumë më e lartë në varësi të asaj se sa mirë performon lojtari kur të mbërrijë në Spanjë. /Telegrafi/

Exit mobile version