Telegrafi

Me shkopinj druri rrihen mes vete dy familje në Podujevë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dy familje ku janë përdor edhe shkopinj druri.

Rasti ka ndodhur të enjten në orën 12:40, në Podujevë.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dy familje ku janë përdor edhe shkopinj druri. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë në QKUK”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/