Site icon Telegrafi

Shkon për gjykim dosja ndaj Nuredin Dumanit dhe 19 të akuzuarve të tjerë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen në ngarkim të Nuredin Dumanit dhe 19 të akuzuarve të tjerë, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Dëshmia e Nuredin Dumanit çoi në zbulimin e disa prej ngjarjeve më të rënda kriminale në vendin tonë dhe arrestimin e personave të implikuar.

Lexo po ashtu Dalin pamjet e arrestimit të Nuredin Dumanit, një prej personave më të kërkuar në Shqipëri

Në bashkëpunim me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), SPAK ka çuar tashmë përpara drejtësisë për gjykim të pandehurit Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tasi, Enver Diva, Besian Xhixha, Erion Alibej, Florenc Çekrezi, Elvis Koçi (Çaushllari), Ilirian Feci, Asllan Plaku, Ardian Uzuni, Altin Ndoci, Gentian Sharra, Agron Qoli, Petrit Qoli, Fatos Gosa, Agron Qafa, Agim Gjini, Xhulian Hoxha dhe Albert Pashaj, me akuzat e “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. /Telegrafi/

Exit mobile version