Telegrafi

Shkon në 50 numri i të vdekurve pas sulmit në stacionin e trenit në Kramatorsk

Nga Ukraina vijnë informacione të ndryshme për numrin e të vrarëve nga sulmi me raketa në stacionin hekurudhor në Kramatorsk.

Pasi kryebashkiaku i Kramatorsk njoftoi se 40 civilë, përfshirë dhjetë fëmijë, u vranë në sulm, guvernatori ukrainas i rajonit të Donetsk, Pavlo Kirilenko, gjithashtu raportoi për numrin e viktimave.

Ai tha se numri i të vdekurve ishte rritur në 50, pesë prej tyre fëmijë, raporton theguardian.

https://twitter.com/olex_scherba/status/1512361026100113413

Tridhjetë e tetë persona u vranë në vend dhe 12 të plagosur vdiqën më pas në spital.

Gjithsej 98 persona u dërguan në spital pas sulmit. Prej tyre, 16 janë fëmijë, 46 gra dhe 36 burra, ka pohuar ai.

Kirlenko shtoi se pret që edhe më shumë njerëz të kërkojnë ndihmë mjekësore në ditët në vijim. /Telegrafi/