Telegrafi

Shkon në 31 numri i të shëruarve me COVID-19 në Malishevë

Është rritur numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës, të cilët ishin të prekur me virusin e COVID-19.

Bazuar në rezultatet zyrtare nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në rezultatet e publikuara sonte, më 18 prill 2020, tetë (8)  persona nga Komuna e Malishevës, konsiderohen plotësisht të shëruar, pasi edhe në analizën e dytë kanë rezultuar negativ.

Lexo po ashtu Konfirmohen edhe 30 raste me coronavirus - shkon në 510 numri i të infektuarve në Kosovë

Kështu numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës, shkon në 31 persona të shëruar dhe ky është një lajm i mirë dhe tregues i mirë, pasi gradualisht po rritet numri i të shëruarve.

Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës është si vijon:

70 persona të prekur me COVID-19, prej tyre 31 persona janë shëruar, një ka pësuar me fatalitet dhe aktualisht të prekur me COVID-19, janë 38 persona, të cilët janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive apo në shtëpitë e tyre.