Telegrafi

A shkon Gruevski rrugës së Millosheviqit? (Video)

Izolimi nga faktori ndërkombëtarë në Maqedoni sa vjen e shtohet duke krijuar ide se ambasadat e shteteve perendimore kanë futur duart në Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni. Shembull tjetër ishte edhe albumi me fotografi post-mortum të diplomatëve të BE-së dhe SHBA-ve, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Shfaqen ambasadorët e ”vdekur” nëpër internet (Foto)

Nga ana tjetër, nëpër rrjetet sociale kanë filluar krahasimet e fjalimit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski para objektit të KSHZ-së me fjalimin e Sllobodan Millosheviq në kohën kur Serbia u granatua nga NATO.

Lexo po ashtu Gruevski: Kemi informacione se ndërkombëtarët ndikojnë në KSHZ

”Stranski Slluzhbi” i ka krahasuar fjalimet e Gruevskit dhe Millosheviqit duke gjetur disa pjesë identike ku mbi të gjitha flitet për përzierjen e ndërkombëtarëve në shtet, respektivisht në Maqedoni dhe Serbi./Telegrafi/