Shkolla e parë nëntokësore në qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia, do të hapet me orar të plotë vitin e ardhshëm, ka njoftuar këshilltari i qeverisë ukrainase Anton Gerashchenko.
Zyrtari ukrainas ndau një video të shkollës së nëndheshme, e cila është projektuar për rreth 1,000 nxënës, dhe tha se mësimet me kohë të plotë do të fillojnë më 1 janar të vitit të ardhshëm.
“Njerëzit po shkojnë në ilegalitet sepse u duhet të jetojnë jetën e tyre në qytete që janë nën sulme të vazhdueshme ruse”, tha ai.
“Por kjo nuk është jeta që ne do të zgjidhnim ndonjëherë për fëmijët tanë”, shtoi Gerashchenko.
Ndryshe luftimet e ashpra janë duke vazhduar në pothuajse çdo pjesë të Ukrainës, ku raportohet për të vrarë nga të dyja palët. /Telegrafi/
The first underground school in Zaporizhzhia has started operating in a test mode. Full-time classes will start on January 1, 2025.
The school is designed for 1,000 students, and more than 600 children attend it today.
“Children feel safe here. They don’t think that an air raid… pic.twitter.com/7vMcWTkfHz
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) December 16, 2024