Site icon Telegrafi

Një grua në Prishtinë shkoi ta shikonte shtëpinë që do ta merrte me qira, sulmohet seksualisht

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast në Prishtinë, ku një grua ka raportuar se derisa ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar (të cilën do ta merrte me qira)  është sulmuar seksualisht pa dëshirën e saj.

Rasti ka ndodhur të martën në ora 18:00.

Në raportin policor viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version