Site icon Telegrafi

I shkoi incizimi në email-adresë, Policia e Kosovës dënoi shoferen që tejkaloi në vijë të plotë  

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka dënuar një drejtuese të automjetit në fshatin Llabjan, aksi rrugor Gjilan- Prishtinë në bazë të video incizimi të pranuar në e-mail adresën zyrtare pasi e dyshuara kishte tejkaluar në vijë të plotë.

Në njoftim bëhet e ditur se Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar një kundërvajtëse e cila gjatë drejtimit  të automjetit në fshatin Llabjan, aksi rrugor Gjilan- Prishtinë në bazë të video incizimi të pranuar në e-mail adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.

Ndaj kësaj kundërvajtëse është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Policia thekson se të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version