Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi thuhet se është tani në radarin e gjigantit katalunas, Barcelonës.
Barcelona është në treg për nënshkrimin e një mbrojtës afatshkurtër në afatin kalimtar të dimrit, pasi ka hasur shumë vështirësi këtë sezon.
Mediat katalunas tashmë kanë filluar të flasin për emra të përveçëm dhe në listën e tyre ka përfunduar edhe një shqiptar.
Sipas gazetës spanjolle Sport, Shkodran Mustafi është ndër kandidatët që po konsiderohen brenda Barçës.
Ndërsa ai është në planet e menaxherit Mikel Arteta, Mustafi i ka rezistuar përpjekjeve për të hapur bisedime të reja për rinovimin e kontratës.
Marrëveshja e tij aktuale e mbrojtësit shqiptar, i cili reprezenton Gjermaninë skadon në qershor.
Një lëvizje në Barca do të ishte tërheqëse, me Mustafin që ka tashmë përvojë të mëparshme në La Liga me Valencian. /Telegrafi/