Site icon Telegrafi

Shkodran Mustafi mund të transferohet te Juventusi

LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 03: Shkodran Mustafi of Arsenal gestures during the Premier League match between Arsenal and Everton at Emirates Stadium on February 3, 2018 in London, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Unai Emery nuk është duke llogaritur në shërbimet e mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafit.

Mediat britanike raportojnë se trajneri spanjoll ka hartuar një listë me lojtarët që do t’i largoj dhe mesin e tyre është edhe Mustafi.

Ky i fundit mund të ndryshoj edhe ligën pasi që thuhet se do të transferohet te Juventusi.

Shkodran Mustafi (Getty Images)

Sipas tribalfootball, shqiptari mund të shkëmbehet me Benedikt Howedesin, i cili së fundi ka qenë i huazuar te Schalke 04.

Mustafi 26-vjeçar ka qenë ndër lojtarët më të kritikuar për dështimin e Arsenalit këtë sezon.

Ai mbetet jashtë kombëtares gjermane për botërorin Rusia 2018 shkaku i paraqitjeve të dobëta me klubin anglez.

Theksojmë se Gunners kanë paguar Valencian 41 milionë euro në vitin 2016 gjersa ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version