Site icon Telegrafi

Shkenda Dubova vjen me fustan transparent në klipin e ri

Këngëtarja Shkenda Dubova ka bërë të ditur se është gati për t’u rikthyer në skenën e muzikës me një projekt të ri muzikor.

Kësaj here, ajo ka vendosur të vijë në një bashkëpunim me këngëtarin e ri, Riki.

Kënga e tyre e përbashkët titullohet “Si dikur”, gjersa një datë të saktë të lansimit të saj ende nuk ka.

Foto: Shkenda Dubova/Instagram

Megjithatë, dyshja kanë publikuar disa imazhe provokuese të këngës, me fotografi të realizuara në prapaskenat e klipit.

Dubova shfaqet mjaft atraktive në një fustan të bardhë, kombinuar me material transparent, i cili vë në pah linjat e saj atraktive trupore.

Foto: Shkenda Dubova/Instagram

Shkenda duket mjaft tërheqëse në këtë veshje, ndërsa ka shkruar në mbishkrimin e fotografive: “Së shpejti, ‘Si dikur'”.

Këngëtarja nga Gjilani përndryshe ka kohë që nuk ka sjell projekte të reja në muzikë, teksa viti 2021 duket se shënon një rikthim të sajin në muzikës pas shumë kohësh. /Telegrafi/

Exit mobile version