Këngëtarja e njohur Shkenda Dubova ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.
Megjithatë, ajo është mjaft e angazhuar me punë në qendrën e saj për dobësim, dhe herë pas here angazhohet edhe në punimet për projektet e reja.
Së fundmi, Shkenda përmes rrjeteve sociale, ka treguar se ndodhet me pushime.
Ajo ka hedhur një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, përmes së cilës ka shfaqur linjat e saj perfekte në bikini të kuqe.
Shkenda shquhet si një ndër trupat më seksi në estradë, ndërsa ka treguar në disa intervista se këtë e ka arritur falë qendrës së saj të dobësimit, dhe tonifikimit. /Telegrafi/