Këngëtarja Shkenda Dubova ka kohë që nuk ka prezantuar për fansat ndonjë projekt të ri muzikor.
Javë më parë ajo mori vëmendjen e të gjithëve, teksa celebroi fejesën e saj pas disa vitesh lidhje.
Shkenda është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.
Jo të pakta janë rastet kur këngëtarja vendos të ndajë me ta edhe ndonjë imazh provokues.
Diçka të tillë ajo e ka bërë në fotografinë e fundit të publikuar në InstaStory, ku shfaqet mjaft ‘e nxehtë’ në shtratin e saj.
Shkenda ka pozuar në një masë të madhe e zhveshur, ndërsa mbulonte pjesët e trupit me çarçaf.
E njëjta është shquar gjithmonë për linjat atraktive, të cilat nuk heziton t’i ekspozojë në asnjë prej paraqitjeve të saj. /Telegrafi/