Telegrafi

Shkenda Dubova publikon fotografi nga ishujt Maldive

Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Shkenda Dubova, ka kohë që ka bërë një tërheqje nga muzika.

Ndonëse prej vitesh nuk është aktive në skenë, ajo po vazhdon të jetë një personazh shumë i ndjekur në rrjetet sociale.

Artistja e njohur së fundmi ka sjell fotografi nga ishujt Maldive, nga pushimet që kishte bërë në janar.

Foto: Screenshot/Instagram

32-vjeçarja duket në formë të mahnitshme ndërkohë që ka ndarë disa pamje edhe të vendit luksoz.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Të shumta kanë qenë reagimet që mori në hapësirën për komente, duke u komplimentuar për imazhet e veçanta.

Foto: Screenshot/Instagram

Dubova momentalisht është e fokusuar në biznesin privat, duke lënë më anash projektet muzikore.

Shkenda duhet theksuar që deri më tani siç dihet është beqare. /Telegrafi/