Këngëtarja e njohur Shkenda Dubova, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Tajlandë.
Duke qenë një mot kryesisht i ftohtë në trevat shqiptare, ajo ka zgjedhur një vend të ngrohtë për të kaluar disa ditë jo-produktive.
Shkenda është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat publikon çdo ditë fotografi të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo ka pozuar nudo në një nga plazhet e Tajlandës, duke marrë disa poza mjaft provokuese.
Imazhet në fjalë, Dubova i ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram, duke rrëmbyer mijëra pëlqime dhe komente nga fansat.
“Vëmendje ju lutem! Shikojeni këtë si një artist”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e këtyre fotografive.
E njëjta, nuk ka qenë shumë aktive këtë vit me projekte muzikore, duke lënë pak anash angazhimet në këtë fushë.
Megjithatë, ajo vazhdon të jetë një prej emrave më të ndjekur në rrjetet sociale. /Telegrafi/