Telegrafi

Shkenda Dubova pozon lakuriq e mbuluar vetëm me gjethe (Foto)

Këngëtarja Shkenda Dubova është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj, gjersa jo pak herë heziton të publikojë edhe ndonjë fotografi provokuese.

Një të tillë, Shkenda e ka publikuar së fundmi për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Ajo ka pozuar lakuriq, teksa ka mbuluar vetëm pjesët intime me gjethe.

“Na ishte njëherë”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë, teksa me shaka ka shkruar se nuk e di se çfarë do bënte po të frynte era, dhe të zbulonte pjesët intime të saj.

Ndryshe, këngëtarja Dubova ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor në treg. /Telegrafi/