Këngëtarja dhe sipërmarrësja nga Gjilani, Shkenda Dubova, është duke shijuar disa ditë të mira jo-produktive në Greqi.
Ajo si destinacion të veçantë ka zgjedhur ishullin Mykonos, si një nga vendet më luksoze e më të frekuentuara në shtetin helen.
Nga atje, bukuroshja shqiptare nuk ka hezituar të sjell imazhe e video të ndryshme me anë të të cilave ka marrë vëmendje të madhe.
Ajo duket e mrekullueshme në paraqitjet e fundit, ku shfaqet e veshur me rroba banjo të zeza.
Megjithëse i kushton një kujdes të madh fizikut e pamjes së jashtme, 31 vjeçarja vjen në top formë.
Komplimentet nuk munguan as në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit që mban.
Shkenda përndryshe këtë vit njoftoi se po largohet përfundimisht nga muzika dhe i fundit projekt mbetet “Si dikur”. /Telegrafi/