Site icon Telegrafi

Shkenda Dubova paralajmëron rikthimin në muzikë pas një kohe të gjatë

Ajo është duke e bërë rikthimin në skenë pas thuajse katër vitesh.

Fjala është për këngëtaren nga Gjilani, Shkenda Dubova, e cila përmes rrjeteve sociale njofton se është duke u rikthyer sërish.

Bukuroshja, e cila numëron mijëra ndjekës në Instagram, bëri të ditur se po vjen së shpejti me një këngë të re.

Shkenda Dubova (Foto: Instagram)

Përmes një postimi të ndarë në InstaStory, duket se për projektin ka bashkëpunuar me artisten Fifi dhe me producentin nga Ferizaj, Bini Diez.

“Po rikthehem”, ka qenë përshkrimi i postimit në të cilin etiketoi edhe Fifin dhe producentin shqiptar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në promon e klipit, artistja Dubova vjen me një paraqitje atraktive dhe mjaft provokuese.

Shkenda Dubova (Foto: Instagram)

Megjithatë, në vazhdim presim të shohim se çfarë do të sjellë në total. /Telegrafi/

Exit mobile version